TIRANË, 14 mars/ATSH/ Në këtë trokitje të parë të pranverës, Përmeti ishte më i bukur se kurrë dhe plot ngjyra, ashtu si lulet e pranverës.
Për të 8-in vit rradhazi, qytetarët u bënë pjesë e festimebe për ardhjen e pranverës në Përmet si një traditë e veçantë e të gjithë shqiptarëve.
Vizitorë vendas dhe të huaj ju bashkuan kësaj dite duke vizituar stendat me gatime tradicionale, panairin me produktet lokale dhe duke shijuar njëkohësisht muzikë dhe lojra popullore.
Gjithashtu, pjesë e eventeve të organizuara nga Bashkia Përmet për Ditën e Verës, ishin edhe bizneset lokale dhe artizanët të cilët promovuan në stendat e tyre produktet tradicionale të Përmetit.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro iu bashkua festimeve për Ditën e Verës.
“Sofra shtruar si për mbret, të tillë e gjen veç në Përmet. E kush tjetër e pret verën si Përmeti”, u shpreh Kumbaro.
E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, Dita e Verës festohet sot si një pjesë e traditës jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë.























