Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë, 11 mars

TIRANË, 11 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik, i shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira të dendura, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës.

Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar.

Mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim intensive me shpejtësi mesatare 3-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era tepër intensive me shpejtësi 14-22 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 6-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/17 Re shi
Kukës 10/15 Re shi
Lezhë 12/16 Re shi
Dibër 8/15 Re shi
Durrës 13/21 Re shi
Tiranë 13/20 Re shi
Elbasan 10/21 Re shi
Berat 13/21 Re shi
Vlorë 10/19 Re shi
Korçë 5/12 Re shi
Gjirokastër 6/18 Re shi
Sarandë 12/19 Re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINEMA – Cilët filma garojnë për Oscar 2024?
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/3/2024