Ballina Flash

Ndreca, takim me studentë të Fakultetit të Drejtësisë

TIRANË, 6 mars /ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, njëherësh edhe anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, priti ditën e sotme në takim një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë, të cilët do të zhvillojnë praktikën studentore në Kuvendin e Shqipërisë, përkatësisht pranë Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Ndreca në këtë bashkëbisedim, i njohu studentët me veprimtarinë e Institucionit, organizimin e punës së Komisionit si dhe raportin që mbahet mes informimit të qytetarëve, transparencës parlamentare dhe konsultimit publik, për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjeve.

Po ashtu, Ndreca i ftoi studentët të japin kontributin e tyre në fusha të ndryshme të përgjegjësisë ligjore, nëpërmjet propozimeve të ndryshme që mund të konsiderojnë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE: Dënojmë fuqishëm sulmin e turpshëm të Rusisë ndaj Odesës
Artikulli tjetërIntervista për SportItalia, Duka: Asllani, një Modriç i vogël, presim Kumbullën, Gjimshiti lider