Ballina Flash

Basha: Hapja e bazës së Kuçovës, lajm i mirë për sigurinë e rajonit

TIRANË, 4 mars /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot se, hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë është një lajm i mirë, jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohë të trazuar.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vjet më parë ishte një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve. Sot falë mbështetjes së Aleancës më të madhe të sigurisë u hap baza ajrore e NATO-s në Kuçovë”, theksoi Basha në një reagim në rrjetet sociale.

Basha nënvizoi se, “ky është një lajm i mirë, jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohe të trazuar dhe të kërcënuar nga përpjekjet e Rusisë për të krijuar vatra te reja konflikti në Ballkanin Perëndimor”.

Basha shprehu mirënjohje ndaj NATO-s, SHBA, Turqisë, Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë për ndihmën dhe mbështetjen për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE zgjat masat për të reduktuar vullnetarisht konsumin e gazit
Artikulli tjetërRama ndan fotoalbumin e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë