Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Përgatituni për skenarin më të keq të furnizimeve me gaz

BRUKSEL, 3 mars /ATSH-ANSA/- Importet e gazit rus ranë në 15%, por tranziti ukrainas do të ndalet, tha Bashkimi Evropian.

BE-ja duhet të përgatitet për skenarin më të keq, për sa i përket furnizimeve me gaz rus përpara perfundimit të afatit të marrëveshjes së tranzitit midis Moskës dhe Kievit në fund të vitit.

Siguria e furnizimit do të kërkojë një monitorim të ngushtë për të përballuar dimrin në 2024/2025″, sipas një dokumenti të brendshëm të Komisionit të BE-së.

Në dokument theksohet gjithashtu progresi në frontin e varësisë nga gazi rus.

Në vitin 2023, gazi rus përbënte vetëm 15% të importeve totale të BE-së krahasuar me më shumë se 50% para luftës.

Ndërprerja e marrëveshjes së tranzitit mund të çojë në një humbje prej rreth 5% të kësaj pjese. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCaka: Rishikim i legjislacionit për lejimin e referendumeve lokale
Artikulli tjetërBalla me të rinjtë e Fierit: Bëhuni pjesë e PS-së