Ballina Flash

Varhelyi: Plani i ri i rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor u konceptua në Tiranë

TIRANË, 29 shkurt/ATSH/ Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha sot se ideja për planin e ri të rritjes është konceptuar në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, në përfundim të Samitit Ballkani Perëndimor-BE, Varhelyi, tha se koncepti për planin e rritjes u diskutua pikërisht në Tiranë me kryeministrin Rama dhe udhëheqësit e tjerë të rajonit.

“Mund të ndaj dhe një sekret për ju. Ideja e të gjithë planit të rritjes ka qenë e kryesisht i konceptuar këtu në Tiranë, në diskutimet e mëparshme që kemi pasur me Kryeministrin dhe me udhëheqësit e tjerë të rajonit. Pra nuk është vetëm ide e Komisionit Evropian dhe BE, që ka vendosur që kjo gjë të krijohet dhe realizohet, por ishte ideja e gjithë rajonit”, tha Varhelyi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhaferri: Për shqiptarët në rajon, Tirana zyrtare është vëllai i madh
Artikulli tjetërPlani i ri i rritjes i BE-së, Rama: Mbështetja, rezultat i nxitjes nga ana jonë për t’u dëgjuar