Ballina Flash

Modelja i bashkohet nismës së bashkisë Tiranë për mbjelljen e pemëve

TIRANË, 29 shkurt/ATSH/ Nismës për mbjelljen e pemëve në Tiranë i bashkohen çdo ditë personazhe të njohur shqiptarë.

Beniada Nishani, modelja shqiptare i është bashkuar fushatës së bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve në kryeqytet.

Ajo ka kontribuar në mbjelljen e fidanëve, ndërsa përcjell edhe një mesazh për të mbajtur sa më të pastër qytetin.

“Mbani qytetin të pastër dhe vetëm me gjelbërim, se është shumë e rëndësishme”, shprehet Beniada Nishani.

Kësaj fushate deri më sot i janë bashkuar edhe shumë personazhe të tjera të showbiz-it shqiptar, ndërsa bashkia e Tiranës do të vijojë aksionin për mbjelljen e pemëve edhe përgjatë muajve në vijim.

Pak ditë më parë kryebashkiaku Veliaj u shpreh se synimi është mbjellja e 100 mijë pemëve të reja deri në fund të sezonit.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINEMA – Vdes Richard Lewis ylli i ”Curb Your Enthusiasm”
Artikulli tjetërANTROPOLOGJI – Si e humbën njerëzit bishtin e tyre gjatë evolucionit?