TIRANË, 29 shkurt/ATSH/ Nismës për mbjelljen e pemëve në Tiranë i bashkohen çdo ditë personazhe të njohur shqiptarë.
Beniada Nishani, modelja shqiptare i është bashkuar fushatës së bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve në kryeqytet.
Ajo ka kontribuar në mbjelljen e fidanëve, ndërsa përcjell edhe një mesazh për të mbajtur sa më të pastër qytetin.
“Mbani qytetin të pastër dhe vetëm me gjelbërim, se është shumë e rëndësishme”, shprehet Beniada Nishani.
Kësaj fushate deri më sot i janë bashkuar edhe shumë personazhe të tjera të showbiz-it shqiptar, ndërsa bashkia e Tiranës do të vijojë aksionin për mbjelljen e pemëve edhe përgjatë muajve në vijim.
Pak ditë më parë kryebashkiaku Veliaj u shpreh se synimi është mbjellja e 100 mijë pemëve të reja deri në fund të sezonit.
/k.s/
