Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 28 shkurt 2024

TIRANË, 28 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime. Vranësirat në relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri 8-12m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1- 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/25 Re diell
Kukës 8/20 Re shi diell
Lezhë 11/25 Re diell
Dibër 7/18 Re shi diell
Durrës 10/27 Re diell
Tiranë 14/28 Re diell
Elbasan 10/25 Re diell
Berat 8/26 Re diell
Vlorë 9/24 Re diell
Korçë 6/16 Re shi diell
Gjirokastër 7/25 Re diell
Sarandë 11/23 Re diell

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPresidenti Zelenski mbërrin në Tiranë, pritet nga Hasani dhe Spiropali
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/02/2024