TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ Euroja u forcua lehtë në kursin e këmbimit me lekun, ndërsa dollari amerikan ka humbur terren.
Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të hënën një euro u këmbye me 103.84 lekë, duke fituar 0.06 pikë krahasuar me të premten e javës së shkuar, ndërsa një dollar u këmbye me 95.76 lekë, duke humbur 0.15 pikë.
Paundi britanik u këmbye me 121.38 lekë, ose 0.66 lekë më pak se fundjavën e shkuar, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 108.90 lekë, ose 0.04 lekë më tepër.
























