TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ Para një muaji dy turistë zviceranë u shpëtuan pas një orteku bore të rrezikshëm në veriun e Shqipërisë.
Ata tani janë kthyer në Zvicër, janë shëruar dhe gëzojnë shëndet të mirë, bëri të ditur sot ambasada e Zvicrës në Shqipëri.
Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber i shprehu mirënjohje të përzemërt ministrit të Brendshëm Taulant Balla për përpjekjet e jashtëzakonshme të tij për shpëtimin e jetëve të dy qytetarëve zviceranë.
Autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës ndoqën thirrjen e Ministrit dhe kryen një punë të shkëlqyer në gjetjen dhe shpëtimin e tyre.
/r.e/






















