Ballina Bota

GJERMANI – Parlamenti voton kundër dërgimit të raketave “Taurus” në Ukrainë

BERLIN, 22 shkurt /ATSH-DPA/- Parlamenti gjerman ka refuzuar një mocion të opozitës për dërgimin e raketave “Taurus” në Ukrainë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bllokuar dërgesat e raketave të prodhimit gjerman në Ukrainë, duke përmendur frikën se armët me rreze të gjatë mund të përdoren për të goditur brenda Rusisë dhe potencialisht për të përshkallëzuar konfliktin.

Mocioni, i paraqitur nga blloku i qendrës së djathtë CDU/CSU, u votua me 182 vota pro dhe 480 kundër, duke mos arritur dot shumicën.

Friedrich Merz i CDU/CSU u kishte kërkuar anëtarëve të koalicionit të Scholz,  të shkëputeshin nga kancelari dhe të mbështesnin mocionin.

“Ukraina ende nuk po merr të gjithë materialin që i nevojitet urgjentisht për të shmangur efektivisht luftën e agresionit rus”, tha ai. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDrejtori i Agjencisë kundër krimit i Britanisë së Madhe: Bashkëpunimi me Policinë shqiptare, model për t’u ndjekur
Artikulli tjetërPunishtja në Pogradec, 200 mijë ikona kishtare çdo muaj drejt Rumanisë