TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Me një gol të Gjelbërim Taipit, “Partizani” ka arritur të fitojë në transfertë ndaj “Kukësit”. Sfida e luajtur në qytetin verilindor, në impiantin “Kukës Arena”, është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës së drejtuar nga trajneri Orges Shehi.
Edhe pse parashikimet ishin në favor të demave të kuq, “Kukësi” i drejtuar nga trajneri Bledar Devolli, u paraqit në mënyrë dinjitoze, duke tentuar të lërë gjurmë në këtë trofe. Kjo ishte ndeshja e parë e blueve verilindorë.
Goli i fitores për “mysafirët” u shënua në minutën e 43-të nga Gjerlbërim Taipi, i cili duke kujtuar të shkuarën e tij tek “Kukësi” zgjodhi të mos festojë, duke respektuar tifozët vendas. Nota negative e ndeshjes për të kuqtë ishte Xhuliano Skuka, i cili u dëmtua dhe u zëvendësua, ashtu dhe De Mota, i cili u dëmtua nga radhët e verilindorëve.
Ndeshja “Partizani”-“Kukësi” ishte sfida e parë çerekfinaliste e Kupës së Shqipërisë. Sor në ora 17:00 në “Niko Dovana” të Durrësit pritet të luhet sfida e dytë e 1/8-ve mes “Teutës” dhe “Tiranës”. Ndeshjet e kthimit luhen pas 2 javësh.
Sfidat e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë:
“Kukësi”-“Partizani 0-1
“Teuta”-“Tirana” Ora 17:00
“Erzeni”- “Vllaznia” dt 21 shkurt 13:30
“Laçi”-“Egnatia” dt 21 shkurt 13:30























