Ballina Aktualitet

Veliaj takon Sekretarin Blinken, e njeh me transformimin e Piramidës

TIRANË, 15 shkurt/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u takua sot me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anthony Blinken. Veliaj e ka njohur zyrtarin e lartë amerikan me investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në kryeqytet, Piramidën e Tiranës.

“Kënaqësi të bisedoja me Sekretarin Anthony Blinken e t’i tregoja investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në Kryeqytet, Piramidën e Tiranës. Dje një simbol i izolimit e të shkuarës, sot një simbol i teknologjisë e të ardhmes”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBlinken: Udhëtimi i afganëve drejt SHBA nuk do të ishte i mundur pa Shqipërinë
Artikulli tjetërBlinken, takim me punonjësit e ambasadës së SHBA: Punë të rëndësishme në prioritetet kyçe