Ballina Aktualitet

Rama me Presidentin e EBA-s: Nënshkruajmë së shpejti marrëveshjen e tregtisë së lirë

TIRANË, 14 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi ku u prit në një takim nga Presidenti i Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan.

Rama dhe Al Nahyan biseduan për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë.

Gjithashtu në takim u diskutua edhe për  marrëveshjen e tregtisë së lirë që do të nënshkruhet së shpejti.

“I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al  Nahyan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKarta e Studentit, firmoset marrëveshja me bashkinë e Elbasanit, Manastirliu: Shërbime me tarifa të reduktuara
Artikulli tjetërShiten 12.44 miliardë lekë bono thesari