Ballina Aktualitet

Bardhi-Noka, takime me biznesin në Shkodër

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, shoqëruar nga të gjithë deputetët e qarkut Shkodër dhe Sekretari i Përgjithshëm i “Rithemelimit” Flamur Noka, kanë zhvilluar takime me bizneset në bashkinë Shkodër. Ky është takimi i parë në terren që nga e hëna, ku u arrit bashkimi i dy grupimeve në PD.

Bardhi theksoi se ekononia është dështimi më i madh i Qeverisë së Edi Ramës dhe kryearsyeja për të ngritur zërin e protestuar në 20 shkurt.

“Shqipëria për shkak të politikave të gabuara të Edi Ramës renditet e para në Europë për numrin e madh të popullatës në pasiguri për ushqim, e krahasueshme vetëm me disa shtete të Afrikës”, shkruan Bardhi.

Ai tha se nga Shkodra ka nisur turin e takimeve për të ftuar qytetarët të reagojnë.

“Në takimet me qytetarë dhe bizneset e zonës, kuptuam nga afër padurimin e tyre për tu bashkuar në projektin për ndryshimin e gjendjes në vend dhe për një ekonomi që garanton mirëqënien për çdo qytetarë shqiptarë”, nënvizon Bardhi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakYlli në Kosovë: Bashkëpunim i ngushtë mes komiteteve olimpike
Artikulli tjetërSOFJE – Cameron i bën thirrje Kongresit të vendoset në anën e lirisë