Ballina Aktualitet

Balla përgëzon forcat RENEA për rezultatet

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar rolin e repartit “RENEA”, për angazhimin dhe rezultatet e arritura në misionin e tyre.

Ndërsa ka publikuar një video, ku takohet me forcat speciale të “Renea-s”, Balla, kujton dhe angazhimin e këtij reparti në garat me forcat homologe në Dubai.

“Përgëzime djemve të “RENEA” për rezultatet e tyre në çdo mision, por edhe në garat me forcat homologe “UAESWAT challenge”, shkruan Balla.

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Tempulli 2”, shkon në 52 numri i të arrestuarve në Durrës
Artikulli tjetërGonxhja: Konservim dhe restaurim i kryeveprave ikonografike në Laboratorin e Qendrës Muzeore Berat