Ballina Bota

SHBA – Austin në terapi intensive

UASHINGTON, 12 shkurt /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është transferuar në kujdesin intensiv pasi u shtrua dje në spital për një problem të fshikëzës.

Pas një sërë testesh dhe ekzaminimesh, ai u transferua në njësinë e kujdesit kritik të Qendrës Mjekësore Ushtarake Kombëtare ”Walter Reed” për kujdes mbështetës dhe monitorim të ngushtë, sipas një deklarate nga spitali.

“Për momentin, nuk është e qartë se për sa kohë sekretari Austin do të qëndrojë i shtruar në spital. Çështja aktuale e fshikëzës nuk pritet të ndryshojë shërimin e tij të plotë të parashikuar”, thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi i Pentagonit Pat Ryder kishte njoftuar më herët se Austin u dërgua në një klinikë ushtarake pranë Uashingtonit me simptoma të një problemi akut të fshikëzës.

”Detyrat iu transferuan zëvendësit të tij”, Kathleen Hicks.

Në fillim të vitit, Austin u kritikua për mbajtjen e fshehtë të sëmundjes së kancerit të prostatës dhe qëndrimit në spital për shkak të komplikimeve gjatë një operacioni.

Edhe presidenti amerikan Joe Biden nuk e dinte për disa ditë që Austin ishte në spital – por më vonë ripohoi qëllimin e tij për ta mbajtur atë.

Austin doli nga spitali më 15 janar dhe më pas u kthye në punë në Pentagon në fund të janarit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohet martiri i Kishës Katolike, Dom Jak Bushati, pushkatuar nga regjimi komunist
Artikulli tjetërLegjionarët, Manaj, Mitaj, Muçolli e Shpendi gjejnë rrjetën