Ballina Aktualitet

Peleshi: Trupat shqiptare, profesionalizëm të lartë në stërvitjen shumëkombëshe në Letoni

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se trupat shqiptare EOD kanë treguar përkushtim dhe profesionalizëm të lartë në stërvitjen shumëkombëshe ‘Ares Strike’ në Letoni.

Peleshi ndau foto në rrjetet sociale nga kjo stërvitje shumëkombëshe, teksa theksoi se, “stërvitjet e përbashkëta janë instrument i rëndësishëm për të forcuar aftësitë ushtarake dhe për të siguruar një nivel të lartë të gatishmërisë së forcave ushtarake”.

“Pjesëmarrja e Forcave tona të Armatosura në ‘Ares Strike’, tregues i bashkëpunimit dhe solidaritetit mes aleatëve të NATO-s”, nënvizoi Peleshi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenaj: Grumbullon nga 650 fermerë, kompania shqiptare pjesë e panairit të bimëve mjekësore në Gjermani
Artikulli tjetërÇuçi mbledh grupin parlamentar të PS: Prani e shtuar fizike në terren sipas zonave