Ballina Ekonomi

MEPJ: Marrëveshje për pensione me 16 shtete, në proces negociimi 17 të tjera

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, ishte e fundit në vazhdën e 16 marrëveshjeve të nënshkruara nga vendi ynë me shtetet e tjera.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri të ditur se, marrëveshje të ngjashme deri tani janë nënshkruar me Austrinë, Maqedoninë e Veriut, Belgjikën, Malin e Zi, Çekinë, Rumaninë, Gjermani, Turqi, Hungari, Zvicër, Kanadanë, Bullgarinë, Kosovën, Kroacinë, Luksemburgun dhe Italinë.

Gjithashtu, MEPJ shton se, 17 marrëveshje për Mbrojtjen Sociale janë në proces negocimi me shtetet Greqi, Moldavi, Danimarke, Slloveni, Holandë, Australi, SHBA, Francë, Poloni, Suedi, Serbi, Norvegji, Spanjë, Islandë, Mbretëri E Bashkuar, Finlandë, EBA.

Ndërsa shton MEPJ, 3 marrëveshje për Mbrojtjen Sociale janë në proces vlerësimi me: Indinë, Izraelin dhe Arabinë Saudite.

Objekt i këtyre marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZjarri në urgjencën e QSUNT-së, Fico: Shkak defekti në një dhomë teknike, pacientët jashtë rrezikut
Artikulli tjetërRama: Valbona, e preferuara e destinacioneve për sportet dimërore si freeriding