Ballina Flash

​Kurti flet për planin e atentatit ndaj tij

PRISHTINË, 10 shkurt/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar atentatin e planifikuar ndaj tij, gjatë qëndrimit në Maqedoni të Veriut.

Ai është pyetur nga gazetarët në Prishtinë, lidhur me lajmet se menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, kishin informacione se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë.

“Unë kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë  e struktura të cilët i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Unë sa erdha nga Shkupi këtu, nuk jam ndier i rrezikuar veçse kam parë që kishte shumë forca policore të cilët u kujdesën për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me partitë social demokrate e ku mysafiri special ishte kryetari i Partisë Social Demokrate gjermane, i cili kishte ardhur nga Berlini”, tha ai.

Kryeministri Kurti, mbrëmë ka arritur në Shkup, kurse paraprakisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë, në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut.

Siç raportohet, vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, veçmas duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti: Serbët e Kosovës nuk e urrejnë euron, Beogradi po bën panik
Artikulli tjetërPlani për atentatin ndaj Kurtit, reagon MPB të Maqedonisë së Veriut