Ballina Aktualitet

“Etika” përjashton 40 ditë nga Kuvendi Palokën dhe 20 ditë deputetin Doda

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Sekretariati i Etikës vendosi të përjashtojë nga Kuvendi 40 ditë deputetin Edi Paloka, kurse deputetin tjetër Petrit Doda me 20 ditë.

Masat disiplinore u morën pas kërkesë së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për dy deputetët e opozitës.

PS kërkoi masë disiplinore për Palokën pasi dogji Rregulloren, ndërsa për Dodën për hakërrim dhe fyerje ndaj Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.

Seanca plenare e së enjtes u shoqërua sërish me tension, ku deputetë të opozitës përdorën zhurmues dhe nuk lejuan vijimin normal të punimeve.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVarhelyi: Shqipëria ka arritur vërtet shumë në reformën e Administratës Publike
Artikulli tjetërRama me administratën publike: Pjesë e misionit të mirëqeverisjes edhe antikorrupsioni