PRISHTINË, 8 shkurt/ATSH/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00, sipas orës lokale të Kosovës, thuhet në njoftim.























