Ballina Aktualitet

Java e Ndërgjegjësimit për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit, Manja: Bashkë për një shoqëri më të sigurt

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Ministria e Drejtësisë do të organizojë nga data 15 shkurt deri në 22 shkurt 2024, Javën e Mbrojtjes së Viktimave të Krimit në Shqipëri.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, tha se kjo javë ndërgjegjësimi do të realizohet çdo vit.

“Qeveria shqiptare ka miratuar të parën strategji Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit. Kjo strategji, siguron një kuadër garantues për mbrojtjen e viktimave. Nga data 15 shkurt deri më 22 shkurt 2024, Ministria e Drejtësisë Organizon javën e Mbrojtjes së Viktimave në Shqipëri”, thekson Manja.

“Kjo nismë do të jetë e përvitshme! Ftojmë të gjithë aktorët, përfaqësues të institucioneve qendrore, vendore, shoqërinë civile, mediet dhe komunitetin të bashkohen me ne në këtë fushatë ndërgjegjësimi. Mbrojtja e viktimave të krimit është një detyrë qytetare për një shoqëri të sigurt”, përfundon Manja.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBULLGARI – Fermerët krijojnë bllokada mes protestave mbarëkombëtare
Artikulli tjetërMuzhaqi: Fëmijët dhe të rinjtë, aktorë kryesorë në zhvillimin e teknologjive