Ballina Flash

Meta: Të rriten tarifat doganore për produktet e importit

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta propozoi sot heqjen e tatimit 20% në shitje dhe rritjen e tarifave doganore për produktet e importit për të mbështetur prodhimet “Made in Albania”.

Sipas Metës, fermerët ngarkohen me tatimin 20% që në shitje, që është më i larti në rajon dhe në Europë.

“Ndaj prodhimet e importit e kanë fituar garën pa nisur, sepse atje mbështeten fermerët në mënyrë të jashtëzakonshme, ndërsa këtu persekutohen që në nisje. Qeveria nuk ka vullnet të rrisë tarifat doganore për produktet e importit, siç e lejon dhe marrëveshja e Tregtisë së Lirë, sepse kjo është një qeveri që e kemi thënë dhe e theksojmë që nuk ka interes të rrisë dhe të mbështesë prodhuesit dhe prodhimin. Kjo është një qeveri që u shërben oligarkëve dhe importuesve”, u shpreh ai.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZyrtari i USAID vizitë në gjimnazin e Manzës në Durrës
Artikulli tjetërMEKSIKË – Obrador i kërkon Bidenit heqjen e sanksioneve ndaj Kubës