Ballina Aktualitet

Meta: Mbështetje fermerëve, të hiqet tatimi 20% në shitje

TIRANE, 3 shkurt/ATSH/ Kryetari i Partisë së Lirisë nga Korça u dha mbështetje protestës së fermerëve të Pirgut dhe Maliqit.

“U bë e disata herë, i disati vit që prodhimet e tyre, që mollët e tyre, qepët, patatet e tyre nuk dalin në treg dhe djersa e tyre shkon dëm. Sepse kjo ishte loja e Ballkanit të Hapur.  Mbështetja për fermerët dhe prodhuesit në Serbi dhe Maqedoni shumë herë më e madhe, ndërsa në Shqipëri fermerët përballen me persekutime”, tha Meta.

Sipas tij, fermerët ngarkohen me tatim 20% që në shitje, që është më i larti në rajon dhe më i larti në Europë, ndaj prodhimet e importit e kanë fituar garën që pa nisur.

“Qeveria nuk ka vullnet për të rritur tarifat doganore për produktet e importit, siç e lejon dhe marrëveshja për tregtinë e lirë, sepse kjo është një qeveri që nuk ka interes të mbështes prodhuesit dhe prodhimin. Kjo është një qeveri që u shërben oligarkëve dhe importuesve”, tha Meta.

Ai kërkoi të hiqet tatimi 20% në shitje dhe të rriten tarifat doganore për produket e importit për të mbështetur prodhimet “Made in Albania”

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLëvizja sportive në shkolla, Rama: Palestra dhe fusha të reja sportive në 2024-ën
Artikulli tjetërGAZA – Të paktën 107 të vrarë në 24 orët e fundit