TIRANË, 31 janar/ATSH/ Leku shqiptar po vijon të shfaqë stabilitet edhe përgjatë 2024-ës.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euroja u këmbye të të mërkurën në të njëjtat kuota si një ditë më parë me konkretisht 103.90 lekë.
Po ashtu, edhe dollari amerikan fitoi lehtë terren me vetëm 0.06 lekë në kursin e këmbimit me lekun krahasuar me një ditë më parë, duke u këmbyer me 95.95 lekë.
Paundi britanik u këmbye me 121.56 lekë, pothuajse në nivelet e një ditë më parë ashtu sikundër franga zvicerane e cila u këmbye me 111.17 lekë.













