Ballina Aktualitet

Gjonaj zgjidhet nënkryetare e parë e Komisionit për Barazi dhe Mosdiskriminim të PACE

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Parlamentare, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Etilda Gjonaj, u zgjodh nënkryetare e parë e Komisionit për Barazinë dhe Mosdiskriminimin, të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Mandati i nënkryetares së parë, Gjonaj, lidhet me avancimin e çështjeve të barazisë gjinore dhe të të drejtave të njeriut.

Gjonaj vlerësoi se ky do të jetë një mandat bashkëpunues dhe me ndikim të qenësishëm në agjendën e barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut, bashkërenduar gjithashtu edhe me rolin e Raportueses së Përgjithshme kundër Dhunës ndaj Grave, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDuka drejton mbledhjen e parë të Komisionit të Medias së UEFA-s
Artikulli tjetërParku i Liqenit të Mbreshtanit, Demo: Rivitalizim i zonës dhe vlerë e shtuar turistike në Berat