Ballina Flash

Sezoni i ri turistik, Dredha: Vlora ka nisur përgatitjet, më i mirë se ai i vitit që shkoi

TIRANË, 21 janar/ATSH/Bashkia e Vlorës ka nisur përgatitjet për sezonin e veror. Në këtë kuadër, Kryetari i Bashkisë së qytetit bregdetarë, Ermal Dredha, është takuar të dielën me Zana Çelën, Drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Kryebashkiaku Dredh, ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga takimi dhe detaje mbi bashkëpunimin mes institucioneve qëndrore dhe dhe atyre lokale për një sezon veror sa më të suksesshëm, më të mirë se ai i vitit që shkoi.

“Kemi filluar përgatitjet për sezonin e ri veror. Natyrisht, përpos përmirësimit të infrastrukturës, jemi duke u kujdesur që dhe argëtimi, përmes aktiviteteve artistike dhe kulturore, të ketë një vend të veçantë”, shkruan Dredha.

“Së bashku me Zana Çela, drejtuese e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, shkëmbyem mendime mbi vijimin e bashkëpunimit për përditësimin e kalendarit të eventeve në aplikacionin “TEA”, që do të jetë udhërrëfyesi kryesor i ngjarjeve artistike, jo vetëm për Vlorën, por për të gjithë Shqipërinë”, shprehet ai.

“Pa mëdyshje, të zotuar me gjithë mundësitë e forcat tona, për të administruar një sezon veror edhe më të suksesshëm se ai i vitit që shkoi!”, përfundon Dredha.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia: Shpëtohen 3 turistët e bllokuar në Bjeshkët e Doberdolit
Artikulli tjetërPresidenti i Lombardisë takon zv/Ministren Bello: Në fokus turizmi i qendrueshëm dhe mjedisi