Ballina Flash

Haradinaj: Masakra e Reçakut bëri kthesën për bashkësinë ndërkombëtare

PRISHTINË, 15 janar/ATSH/- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj Masakrën e Reçakut e quan si pikë kthesë për bashkësinë ndërkombëtare.

Në 25-vjetorin e kësaj masakre, Haradinaj derisa ka kujtuar gjithë të rënët për liri, ka falënderuar edhe Amerikën dhe NATO-n për kontributin e tyre.

Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të jap kontributin e saj duke qenë në rresht si anëtare e NATO-s së udhëhequr nga miqtë tanë, ShBA-të.

“Në luftën tonë për liri janë dy momente që kanë qenë kthesa jonë. Është Prekazi i Jasharëve legjander, i komandantit, Adem Jashari dhe është Reçaku. Nëse Prekazi bëri kthesën për shqiptar, na bindi të gjithëve që duhet të luftojmë, për fat të mirë Reçaku e bëri kthesën edhe për bashkësinë ndërkombëtare”, tha ai. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPetrit Malaj, kreu i ri i AKBN-së
Artikulli tjetërMedalja për kampionen e Bodybuilding, Veliaj: Krenar për vajzat dhe gratë shqiptare që kanë suksese në botë