Ballina Ekonomi

Organizata Botërore e Doganave vlerëson punën e Doganës Shqiptare

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Organizata Botërore e Doganave vlerëson punën e Administratës Doganore Shqiptare. Në publikimin më të fundit të revistës Herald, botim i OBD, përmendet një prej operacioneve të suksesshme të Doganës së Durrësit, falë të cilit u bllokua një arsenal armësh me destinacion Italinë.

“Më 9 shtator 2023 oficerët e doganave shqiptare në bashkëpunim me policinë sekuestruan 52 armë, 2 pistoleta gjysmë automatike dhe 52 copë karikatorë. Mallrat ishin fshehur në një valixhe. Metoda e zbulimit të përdorur nga oficerët ishte një kontroll rutinë që u zhvillua me anë të pajisjeve me rreze X,” shkruan OBD.

Buletini Herald shërben si platformë për promovimin e punës së Drejtorive Doganore në Europën Lindore dhe Qendrore.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtëpia e Bardhë ripropozon David Kostelancik për ambasador në Shqipëri
Artikulli tjetërInstitutet e albanologjisë fillojnë veprimtarinë si njësi kërkimore-shkencore të përhershme pranë ASHSH