Ballina Aktualitet

Balla pret ambasadorin maroken: Forcim i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Forcimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Marokut në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm ishte në fokus të takimit të zhvilluar të premten mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe ambasadorit të Mbretërisë së Marokut Youssef Balla.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla dha detaje mbi takimin e zhvilluar në Tiranë me diplomatin maroken.

“Mirëprita ambasadorin e Mbretërisë së Marokut Youssef Balla, me të cilin diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve tona në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm apo terrorizmit”, thekson Balla.

“Pak ditë më parë realizuam ekstradimin e një personi të shumëkërkuar nga Maroku, edhe pse me Mbretërinë e Marokut nuk e kishim një marrëveshje ekstradimi, duke na ka krijuar tashmë eksperiencën por edhe besimin të vijojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera”, përfundon Balla.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëveshja me Italinë për migrantët, Bardhi: Seanca në Kushtetuese të jetë publike
Artikulli tjetërGAZA – Izraeli vret një komandant të elitës së Hamasit