Ballina Flash

Kumbaro: 93% e vizitorëve në Gjirokastër gjatë vitit 2023, turistë të huaj

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Hotel “Dream’s”, në Gjirokastër, është një tjetër strukturë akomoduese që kategorizohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro i dorëzoi certifikatën të zotëve të hotelit që theksoi ajo, “punojnë për të përcjellë më të mirën e mikpritjes gjirokastrite”.

“Me certifikatën e kategorizimit, tashmë do të përfitojnë nga TVSH-ja e ulur në 6%”, tha Kumbaro.

Kumbaro nënvizoi se, “nëse pak vite më parë Gjirokastrës i mungonin turistët, këtë vit, hotelet kanë qenë si “ujët e pakët” në krahasim me bumin e vizitorëve”.

“93% të vizitorëve të Gjirokastrës kanë qenë turistë të huaj gjatë vitit 2023, ku surpriza ishin pa dyshim vizitorët nga Italia dhe Spanja”, theksoi ajo.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: KESH nuk ka paguar ende asnjë qindarkë për dy TEC-et lundurese në portin e Vlorës
Artikulli tjetërKëlliçi: SPAK të anulojë kontratën e inceneratorit të Tiranës