Ballina Bota

GJERMANI – Vdes ish-ministri i Financave, Wolfgang Schäuble

BERLIN, 27 dhjetor /ATSH-DPA/ – Wolfgang Schäuble, ministri i Financave i Gjermanisë gjatë krizës së Eurozonës, ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

Schäuble mori detyrën në vitin 2009 dhe u bë një nga figurat më të fuqishme në qeverinë e atëhershme të kancelares Angela Merkel.

Politikat e tij shtrënguese dhe qëndrimi i ashpër ndaj shteteve të Evropës Jugore të zhytur në borxhe i kanë sjellë atij kritika të rënda, por edhe vlerësime të larta.

Ai u emërua më pas president i Bundestagut, Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, një post që e mbajti deri në vitin 2021.

Ai vdiq dje në mbrëmje i rrethuar nga familja e tij./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSeanca për vulën e PD-së, Rithemelimi proteston para Gjykatës së Lartë
Artikulli tjetërBalla: Parandalohet ngjarja kriminale në Lezhë