Ballina Ekonomi

Flukset e fundvitit, strukturat doganore do të funksionojnë pa ndërprerje

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Për shkak të fluksit në rritje në prag të festave të fundvitit në të gjitha pikat e kalimit kufitar strukturat doganore do të funksionojnë pa ndërprerje.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me të gjithë kryetarët e degëve doganore të vendit, ku u njoh nga afër me punën dhe problematikat e këtyre degëve.

“Duke qenë se tashmë fluksi i hyrjeve në çdo pikë të kalimit kufitar është rritur për festat e fundvitit të gjitha strukturat doganore do të vijojnë të funksionojnë 24 orë në 7 ditë”, deklaroi Gazheli.

Gazheli kërkoi përkushtim dhe angazhim të shtuar në realizimin e mbledhjes së të ardhurave, cilësinë e shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë dhe përmirësim të perfomancës të çdo punonjësi të Administratës Doganore.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj me këshilltarët bashkiakë: Buxheti 2024, më i madhi për Tiranën
Artikulli tjetërSuperkampionët e sportit festojnë me fëmijët me aftësi të veçanta