TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Roli i Kuvendit në procesin e anëtarësimit në BE ishte në fokus të takimit të parë që ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato zhvilloi me deputeten e Partisë Demokratike, kryetare e Komisionit për Çështjet Europiane të Kuvendit, Jorida Tabaku.
“Parlamenti duhet të luajë rolin e tij kyç në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, citoi delegacioni i BE ambasadorin Gonzato duke publikuar pamje nga takimi në rrjetet sociale.
“Ne ramë dakord që anëtarësimi i Shqipërisë në BE duhet të mbetet një prioritet kombëtar ndërpartiak, në interes të të gjithë qytetarëve”, u shpreh ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.
/r.e/























