Ballina Bota

FOKUS – Hamasi refuzon propozimin izraelit për armëpushim

GAZA, 21 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Hamasi kundërshtoi propozimin e Izraelit për një armëpushim njëjavor në këmbim të 40 pengjeve duke thënë se negociatat do të fillojnë vetëm pasi të fillojë një armëpushim i vërtetë.

Ndërkohë, votimi për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën është shtyrë sërish për sot.

”Të paktën 36 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në bombardimet e djeshme izraelite në Rafah dhe Khan Yunis”, sipas burimeve palestineze.

Tre ushtarë të tjerë izraelitë u vranë.

IDF thotë se është në një “fazë të rëndësishme të luftës, në zona të reja” të Rripit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/12/2023
Artikulli tjetërTVSH e zbritshme për karburantin, deri në 12 % për fermat bujqësore e blegtorale