Ballina Aktualitet

Mesazhi i Blinken: Miqësia e Shqipërisë, mbështetje e vyer për SHBA

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, u prit në një takim nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Bushati u shpreh se partneriteti mes dy vendeve është sot më i fortë se kurrë.

Ai u shpreh se pritja me Sekretarin e Shtetit Blinken ishte familjare dhe shumë miqësore.

Ambasadori Bushati u shpreh krenar për mesazhin e Sekretarit të Shtetit, sipas të cilit “në një vit me sfida kaq të mëdha, miqësia e Shqipërisë ka qenë një mbështetje e vyer për SHBA. Roli i qeverisë dhe Kryeministrit Rama në përballimin e sfidave ndërkombëtare flet qartë për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona”.

Në emër të Kryeministrit Edi, ambasadori Bushati e ftoi Sekretarin e DASH në Shqipëri në vitin 2024.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMFE: Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin 57 miliardë lekë
Artikulli tjetërPOLONI – Ish-ministri i Brendshëm dënohet me dy vite burg për shpërdorim pushteti