Ballina Flash

Kurti: Serbia vazhdon të fshehë të vërtetën për vrasjen e të rinjve në Pejë

PRISHTINË, 14 dhjetor/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 25 vjetorin e sulmit terrorist të Serbisë në lokalin “Panda”, në Pejë.

Në një postim në facebook, Kurti ka shkruar se më 14 dhjetor 1998, autoritetet serbe inskenuan vrasjen e  të rinjve serb në kafiterinë “Panda”, në Pejë.

Ai ka theksuar se Serbia vrau gjashtë të rinj serb, të moshave 14, 16, 17, 18 dhe 24 vjeç, në përpjekjen e regjimit të Millosheviçit për të justifikuar spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kosovë.

“Pas këtij rasti, më shumë se 150 shqiptarë u arrestuan në Pejë. Më 17 dhjetor 1998, u arrestuan edhe Agron Kollçaku, Behar Bajri, Beqir Loxha, Gazmend Bajrami, Vllaznim Pergjegjaj dhe Xhevdet Bajrami. Më i madhi prej tyre ishe 22 vjeç, ndërsa më i riu 17. Ata u burgosën në Pejë, ku u torturuan në mënyra çnjerëzore. Në qershor 1999, me rreth 400 të burgosur të tjerë, u dërguan në burg në Leskovc të Serbisë. Në nëntor 1999, gjykata në Serbi i shpalli të gjashtit të pafajshëm. Ata u dënuan me nga një vit burg për shkelje të rendit publik. Një muaj më pas, me ndërmjetësimin e organizatave ndërkombëtare, pesë nga ta u liruan. Behar Bajri u mbajt në burg deri më 6 dhjetor 2000”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARRSH: Të shtunën punime në Unazën Lindore të Tiranës, bllokim qarkullimi për automjetet
Artikulli tjetërHetime për persona me rrezikshmëri të lartë, SPAK: Morëm deklaratat e gazetarit Qyno