Ballina Ekonomi

Komisioni miraton kandidaturën e Mimoza Kaçit në postin e kreut të AMF-së

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi kandidaturën e Mimoza Kaçit në postin e drejtores së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për periudhën e mbetur të mandatit si anëtare e bordit.

Kryetari i komisionit, Eduard Shalsi sqaroi se Kaçi deri më tani mbante detyrën e anëtares së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Projektvendimi u miratua me shumicë votash dhe i kaloi për shqyrtim seancës plenare të radhës.

Këshilli i Ministrave propozoi në muajin nëntor kandidaturën e Mimoza Kaçit si drejtore ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, post të cilin e mbante Ervin Mete, tashmë ministër i Financave dhe Ekonomisë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Rritje e bashkëveprimit të çdo institucioni kundër dhunës me bazë gjinore
Artikulli tjetërBerisha në Shkodër: Mosbindja civile do të jetë si vullkan