Ballina Ekonomi

INSTAT: 83 % e popullsisë përdorin internet

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Rreth 83 % e popullsisë të grupmoshës 16-74 vjeç në Shqipëri përdorin internetin, sipas anketës së fundit të Institutit të Statistikave. Më shumë se 96 % e tyre disa herë gjatë ditës.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se gjatë këtij viti, 99.8 % e individëve kanë përdorur aparat celular, telefon inteligjent (smart) për të hyrë në internet.

Ndërkohë 28.2 % e popullsisë e përdorin internetin nëpërmjet laptopit, 27.4 % nëpërmjet kompjuter/desktop dhe 19.1 % nëpërmjet tabletit. 98.7 % kryejnë thirrje / videothirrje (përmes Skype, Viber, WhatsApp) dhe ky tregues ka shënuar rritje prej 0.2 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022.

Përqindja e familjeve shqiptare që kanë akses në internet është 96.7 %, krahasuar me 96.5 % të një viti më parë. 90.4 % ose 660 136 familje kanë akses në internet me rrjet fiks broadband (rrjet optike ose kabllor, ADSL, etj.), tregues i cili ka shënuar rritje prej rreth 0.1 pikë përqindje.

Përqindja e familjeve me akses në internet nëpërmjet lidhjes “mobile broadband” (3G/4G, tablet,etj.), është 99.3 %, krahasuar me 99.2 % në vitin 2022.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakScholz para samitit në Bruksel: Shans historik për të lidhur përfundimisht rajonin me Evropën, të hiqet rregulli i vetos për zgjerimin
Artikulli tjetërBRUKSEL – Borrell: Kosova dhe Serbia po lëvizin por ngadalë, duhet t’i shtyjmë të ecin përpara