Ballina Flash

Duka: Ndërtim i një parku sportiv për fëmijët dhe ekipet në Pukë

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka zhvilloi një vizitë në Pukë, me ftesë të kryetarit të bashkisë Pukë, Rrok Dodaj dhe klubit “Tërbuni”.

Duka ishte i shoqëruar edhe nga presidenti i “Teutës”, Edmond Hasanbelliu.

Në këtë vizitë u diskutua për projekte e bashkëpunime të rëndësishme.

“Falënderoj kryebashkiakun Dodaj, drejtorin sportiv të Tërbunit, Alfred Pjetri, për vëmendjen dhe kontributin e tyre në zhvillimin e futbollit në këtë zonë”, u shpreh Duka në një postim në rrjetet sociale.

Duka theksoi se u ra dakord për bashkëpunimin për ndërtimin e një parku sportiv për fëmijët dhe ekipet në Pukë.

“Ramë dakord që FSHF dhe Bashkia Pukë të bashkëpunojnë për ndërtimin e një parku sportiv për fëmijët dhe ekipet që mund ta shfrytëzojnë për fazë përgatitore, duke parë klimën e përshtatshme që ka kjo zonë edhe gjatë verës”, theksoi Duka.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMFTP marrëveshje me Termokosi-n, mbi 80 milionë euro për ngrohje
Artikulli tjetërNë qendrat e kontrollit teknik, 244 755 mjete të testuara gjatë 11-mujorit