Ballina Aktualitet

Berisha: Mosbindja civile e deputetëve do të vazhdojë

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Kryetari i grupimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, mosbindja civile do të vazhdojë.

Në një konferencë për shtyp Berisha u shpreh se, “mosbindja civile e grupit të deputetëve të PD, u dëshmua mjeti më eficient apo ndër më eficientët në histori”.

Berisha theksoi se, “në historinë e revolucioneve demokratike, ky përbën një nga sukseset më të mëdha”.

“Mosbindja civile do të vazhdojë, qoftë edhe me një deputet të vetëm të PD që do mbetet aty”, theksoi më tej Berisha.

“Deputetët e opozitës do qëndrojnë me të gjithë qëndresën e tyre. Kjo është betejë pa kthim. Beteja pa kthim është beteja pa kthim. Gjithnjë e më shumë po zien Shqipëria kundër këtij regjimi. Dhe ne gjithmonë e më shumë po u dëshmojmë shqiptarëve, fytyrën e vërtetë”, nënvizoi ai.

Duke folur për renditjen e Shqipërisë në PISA, Berisha tha se, “nuk ka tregues më të sigurt të zhbërjes së një shoqërie se treguesit e sotëm të PISA-s”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Gjermania goditet nga vala e infeksioneve të frymëmarrjes
Artikulli tjetërRUSI – Putini kandidon sërish më 17 mars