Ballina Flash

Nxënës nga Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë pasdite teknologjie në Këndin Amerikan në Tiranë

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi Ndryshe për të çuar përpara të drejtat dhe mirëqenien e personave me aftësi ndryshe në të gjitha sferat e shoqërisë.

Anëtarët e Këshillit Rinor të Ambasadës së SHBA pritën së fundmi nxënës nga Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë në Këndin Amerikan në Tiranë për një pasdite teknologjie.

Të rinjtë zbuluan mjete teknologjike, përfshirë syze të realitetit virtual, IA, përpunimin e fotografive, printimin 3D, si dhe lojëra të tjera teknologjike.

Këshilli Rinor pati mundësinë të mësojë më shumë për shqiptarët me aftësi ndryshe dhe rëndësinë e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes.

Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA është një grup udhëheqësish të rinj që punojnë me zell për t’i shërbyer komunitetit të tyre dhe për të formuar të ardhmen e Shqipërisë për të gjithë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak100 vjet nga lindja e Hachiko-s, qenit më besnik në botë
Artikulli tjetërPODGORICE – Mal i Zi fillon regjistrimin e popullsisë