Ballina Bota

BRUKSEL – Von der Leyen: E tronditur nga sulmi i pakuptimtë në Paris

PARIS, 3 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Një person sulmoi kalimtarët, duke vrarë një person dhe duke plagosur një tjetër mbrëmjen e sotme në Paris, në lagjen Grenelle, jo shumë larg Kullës Eifel, duke thirrur “Allah Akbar”, bëri të ditur ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin.

”Jam e tronditur dhe i pikëlluar nga sulmi i pakuptimtë terrorist që ndodhi mbrëmë në Paris. Mendimet e mia shkojnë për familjet e viktimave”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në X. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita e Personave me Aftësi të Kufizuara, Begaj: Të respektohen të drejtat e garantuara me ligj
Artikulli tjetërMinistrja Koçiu: Rreth 165 mijë persona mbështeten në vit nga programi i aftësisë së kufizuar