Ballina Aktualitet

Rama: Flota e re e sistemit tonë penitenciar

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga flota e re e sistemit tonë penitenciar.

Flota e re prej 74 automjetesh do të jetë në shërbim të sistemit penitenciar falë mbështetjes së qeverisë shqiptare dhe partnerëve britanikë.

Në ceremoninë e prezantimit të kësaj flote, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se, flota e re e automjeteve të Policisë së Burgjeve është dëshmi simbolike e investimeve në vitet e fundit në infrastrukturën fizike, dhe të transportit në sistemin penitenciar.

Manja shtoi se, paga e punonjësve të Policisë së Burgjeve është barazuar me pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit, teksa pritet një rritje 10 % vitin e ardhshëm.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSilvio Gonzato emërohet ambasador i BE-së në Shqipëri
Artikulli tjetërPORTRET – Kissinger alias Machiavelli amerikan