Ballina Flash

Nata e Bardhë, qindra-mijëra shqiptarë festuan me yjet e muzikës

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Sheshi “Skënderbej” u mbush plot e përplot mbrëmjen e 29 Nëntorit, ku qindra-mijëra të rinj shijuan superkoncertin e Natës së Bardhë.

Performancat e artistëve shqiptarë si Noizy, Luiz Ejlli, Elvana Gjata, Ylli Limani, Samanta Karavella, Capital T, Kida, MC Kresha, Elgit Doda dhe Romeo Veshaj, Stine, Varrosi, West Side Family, Buta elektrizuan sheshin “Skënderbej”.

Mbrëmja kulmoi me hedhjen e fishekzjarrëve që krijuan një atmosferë magjike festive.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak29 të arrestuar dhe proceduar në 72 orët e fundit, Balla: Goditje personave me rrezikshmëri të lartë
Artikulli tjetërDëbora zbardh malin e Dhëmbelit në Përmet