Ballina Flash

Reshje dëbore në rrugën e Dardhës, 2 borëpastruese në terren

TIRANE, 25 nëntor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi mbrëmjen e sotme se edhe në rrugën e Dardhës kanë filluar reshje dëbore.

“2 mjete borëpastruese janë në terren duke bërë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme”,njoftoi ARRSh.
“Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, në kohë me reshjepajisuni me goma dimërore kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apeloi ARRSH.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPNUD mbështet transformimin e tregut për përshpejtimin e përdorimit të energjisë diellore në Shqipëri
Artikulli tjetërReshjet e dëborës, Balla: Policia, ndihmë në 21 raste drejtuesve të automjeteve të bllokuara