TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme Detare informoi sot se tragetet e linjës Durrës-Ankona-Durrës ditët e sotme do vijojnë normalisht udhëtimin sipas orareve të përcaktuara.
Në një njoftim për shtyp lidhur me përditësimin e situatës e lundrimit të trageteve, DPD bën të ditur se gjithashtu trageti i linjës Brindisi-Vlorë do të niset nga porti i Brindisit normalisht edhe pritet të arrijë në portin e Vlorës sipas orareve të përcaktuara.
Sipas DPD, ndalimet dhe masat për mjetet e tjera vazhdojnë të jenë në fuqi.
DPD ka ndaluar dhënien e lejenisjes gjatë datave 17-19 nëntor duke filluar nga ora 12:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit dhe janë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.
Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit janë njoftuar që të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
Ndërsa janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave.
/k.s/r.e/






















