TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ 64,626 drejtues mjetesh marrin shërbime në kushte dinjitoze në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Laç.
Kryeministri Edi Rama ndau sot disa foto nga transformimi i hapësirave të shërbimit të qytetarëve në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, DRSHTRR Laç.
Rama u shpreh se disa vite më parë kjo drejtori përmbytej nga reshjet e shumta, duke rrezikuar godinën ndërsa sot është me kushte dinjitoze për 64,626 drejtues mjetesh.
/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.






















